Ish-futbollisti Andi Lila, dha një këshillë, se si mund të luajë Kombëtarja shqiptare ndaj Ukrainës.
Në Klan News, Lila deklaroi se në rast se Silvinjo merr këshillën e tij, do të donte që në sulm të luajë Daku, i ndihmuar nga Uzuni në të majtë dhe Muçi në të djathtë, ndërsa pas tyre Bajrami.
Ndër të tjera, Lila deklaroi se do i pëlqente ta shikonte Mario Mitajn në mesfushë, pasi ka cilësi teknike që mund të ndryshojnë lojën.
“Nëse Silvinjo merr këshillën time, do të preferoja Dakun në sulm, me Uzunin në të majtë dhe Muçin në të djathtë. Bajrami duhet të ishte numri 10. Mes Laçit dhe Ramadanit duhet ta mendoja kush do të ishte titullari. Pjesa tjetër është në rregull. Do më pëlqente shumë Mitaj që të ishte mesfushor qendror. Ka cilësi teknike që mund të ndryshojë lojën”, deklaroi Lila.
Shqipëria luan ndaj Ukrainës ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, e cila do të transmetohet në Tv Klan.
/tvklan.al