Greqia pritet të nisë vaksinimin ditën e diel. Mediat helene shkruajnë se ka mbërritur në Athinë ngarkesa e parë me 9750 doza të vaksinës kundër Covid nga Pfizer/BioNTech.
“Një mekanizëm i madh shtetëror është në këmbë për të siguruar ruajtjen dhe shpërndarjen e tyre saktë”, shkruan Protothema.

Autoritetet greke thonë se të gjitha palët e interesuar që po merren me programin e vaksinimit janë vendosur në ndërtesën e Mbrojtjes Civile për një koordinim më të mirë. I gjithë operacioni i shpërndarjes dhe i kryerjes së vaksinave është quajtur “Liria”.

Të parët që priten të vaksinohen janë një infermiere dhe një i moshuar. Mes të vaksinuarve të parë do të jenë edhe Presidentja Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Vaksinimi do të nisë në 5 spitale të ndryshme të Attica-s./tvklan.al
