U rikthyen sërish sot tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Shkak u bë arrestimi i dy pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në pikën kufitare të Jarinjës.
Reagimi i parë erdhi nga kryeministri Ramush Hardinaj, i cili e quajti presion dhe persekutim çnjerëzor arrestimin e tyre. Edhe për zv/kryeministrin njëherësh ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, ndalimi i dy ushtarëve serbë të Kosovës është i papranueshëm.
Por pas vetëm 3 orësh, autoritetet serbe i liruan 2 ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Tv Klan