Liverpool triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Southampton në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Premier League.

Një përballje spektakolare mes dy ekipeve, që në fund përfundoi me fitoren e miqve. Szoboszlai zhbllokoi sfidën në minutën e 30-të, por Armstrong barazoi për Southampton pas një penalltie, e cila shkaktoi polemika, pasi pretendohej se faulli ishte jashtë zone.

Fraksioni i dytë i lojës, nisi me gol, me vendasit që kaluan në avantazh me Fernandez. Megjithatë te Liverpool nuk u dorëzuan dhe Salah u shfaq vendimtar me një dopietë golash.

Egjiptiani barazoi shifrat në minutën e 65-të, ndërsa në të 83-ën, përmbysi takimin në 3-2 me penallti.

Me këtë fitore, Liverpool shkëputet në krye me 31 pikë, 8 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë, me të cilët përballen javën e ardhshme. /tvklan.al