Reagime në Kosovë për lojën me masakrat serbe
Janë 59 varre të familjes Jashari përfshirë edhe komandantin Adem Jashari të vrarë më 5, 6 dhe 7 Mars të vitit 1998 nga forcat serbe. Çdo ditë qytetarë na vende të ndryshme vizitojnë Jasharajt për të kujtuar sakrificën e kësaj familje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Pikërisht ky operacion është përsëritur pas 22 vjetësh në Serbi por në mënyrë virtuale, ku likuidimi i Adem Jasharit është mision i videolojës “Arma Srbija” që ka rreth 300 përdorues e 83 mijë ndjekës.
Familja Jashari nuk e sheh te arsyeshme që të reagojë pasi që thotë se nuk pret asgjë të mirë nga Serbia dhe nuk ja vlen që të merren me ta.
Kreu i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut këtë e konsideron keqpërdorim të masakrave që ka bërë vet ndërsa thotë se atje ende ekziston një mendësi kriminale.
“Ata po lënë të kuptojnë se nëse nesër u jepet rasti do të përsërisin të gjitha krimet që kanë bërë në Kosovë madje në një masë shumë më të madhe”.
Ndërkohë qytetarët e Kosovës që luajnë lojëra të ndryshme, janë mobilizuar që të raportojnë “Arma Srbija” si një lojë që promovon terrorizëm.
Tv Klan