Optimistë dhe të vendosur për një rezultat pozitiv. Kështu shprehen futbollistët e kombëtares në prag të ndeshjes së parë të Europianit, atë kundër Turqisë.
“Ka sulm të mirë të fortë, por jo diçka të jashtëzakonshme. Duhet ta respektojmë, por jo të kemi frikë. Edhe ne kemi sulm të mirë. Nuk janë Messi ose Ronaldo. Duhet t’i studiojmë mirë për që mos t’i shprehin kualitetet e tyre. Besoj se ka mundësi se asgjë nuk është e pamundur. Shqipëria e ka mundur Francën dhe Turqinë. Islanda ka marrë pjesë në Botëror dhe Europian dhe e dimë forcën. Kemi pasur krizë në rezultate, por në lojë kemi qenë në nivelin e kundërshtarëve”,
thotë Frederik Veseli.
Duket se kundërshtarin e kanë studiuar në ndeshjet e fundit dhe kjo ka rritur optimizmin në skuadër.
“Nuk është Turqia siç ka qenë më parë. Besoj se do ja dalim. Unë kam dy ndeshje që jam këtu. Kam luajtur me Mavrajn dhe Gjimshitin, për mua janë të gjithë njësoj. Nuk ka asnjë dallim. Trajneri e ka parë të arsyeshme të marrë më shumë mbrojtësa, ndoshta do bëjmë lojë më mbrojtëse. Për sa i përket Andorrës jemi favoritë, ndërkohë me Turqinë do shikojmë si do shkojë ndeshja
“, shprehet Ardian Ismajli.
Në seancën e sotme stërvitore, Armando Sadiku është larguar para përfundimit për shkak të shqetësimeve muskulare. Është ende për t’u verifikuar shkalla e dëmtimit të tij.
Tv Klan