Zjarrfikësit po vazhdojnë të punojnë për të vënë nën kotroll tre zjarre aktive në zonën e Los Anxhelos, përpara një rikthimi të parashikuar të erërave që shkaktuan zjarret të cilat dogjën një zonë më të madhe se San Francisko dhe kanë vrarë së paku 24 persona.

Një paralajmërim i flamurit të kuq është në fuqi për pjesë të qytetit dhe qarkut, me erërat që shkojnë deri në 70 mph të parashikuara midis orës 4 të mëngjesit të së martës dhe mesditës së së mërkurës, mjaft e fortë për të shkaktuar një rritje potenciale të zjarrit, njoftojnë zyrtarët e Shërbimit Kombëtar të Motit.  

Zjarret në zonën e Los Anxhelosit kanë djegur mbi 40,000 hektarë dhe kanë detyruar rreth 150,000 njerëz të evakuohen. Zjarri Palisades, më i madhi, ishte 13% i kontrolluar që nga mëngjesi i së hënës.

Zjarri i Eaton, i cili ka vrarë 16 njerëz, duke e bërë atë një nga më vdekjeprurësit në historinë e Kalifornisë u kontrollua në masën 33%. Shkaqet e zjarreve mbeten nën hetim.

/tvklan.al