Nuk kanë fund telashet për reperin Diddy. Së fundmi një modele e ka akuzuar Sean “Diddy” Combs se e ka droguar dhe sulmuar seksualisht në vitin 2003. Kjo është një nga akuzat e fundit kundër reperit dhe biznesmenit të njohur.
Crystal McKinney tha në një padi se Diddy e kishte ftuar në studion e tij në New York, ku i dha alkool e marijuanë derisa ajo u deh. Më pas ai e detyroi që t’i bënte seks oral, sipas padisë së saj.
Më pas, ajo e gjeti veten të zgjuar në një taksi duke shkuar në apartamentin e një dizajneri që e kishte prezantuar me reperin.
Ajo ka treguar më tej se mundësitë e saj për modeling filluan të binin pas kësaj ngjarje pasi besonte se Diddy kishte përdorur influencën e tij për ta bllokuar në industri.
Së fundmi reperi është përfshirë në një skandal ku pretendohet për abuzim seksual. Gjatë kësaj jave ai kërkoi falje mbi pamjet që u publikuan ku ai sulmonte këngëtaren, modelen dhe aktoren Cassandra “Cassie” Ventura në korridorin e një hoteli në vitin 2016.
Muajin e kaluar, autoritetet federale mësynë në shtëpitë e tij në Los Angelos dhe Miami në lidhje me një hetim për trafik njerëzish./tvklan.al