Dyshja kanë më shumë se 7 vite që nuk komunikojnë me njëri-tjetrin
Louis Tomlinson dhe Zayn Malik u bënë mjaft të njohur për publikun kur ata ishin pjesë e grupit muzikor ‘One Direction’ ku ata edhe u bënë miq me njëri-tjetrin.
Pas krisjes së miqësisë së tyre gati shtatë vite më parë duket se pak gjëra kanë ndryshuar nga atëherë.
Kur Tomlinson u pyet nëse ishte ende shok me Malik gjatë paraqitjes së tij televizive në Zach Sang Shoë ai u shpreh: “Duhet ta pyesni atë”.
Në vitin 2015, këngëtarët u grindën në Twitter pasi Malik u largua nga One Direction. Edhe pse Tomlinson pretendon se është përpjekur të kontaktojë ish-shokun, dyshja me sa duket nuk kanë folur më që kur u zunë publikisht.
Edhe pse këngëtarët nuk flasin aktualisht me njëri-tjetrin, 30 vjeçari shpreson që një ditë marrëdhënia e tyre të rregullohet. “Mendoj se thjesht duhet të ndeshemi me njëri-tjetrin, sepse asnjëri prej nesh nuk e ka numrin e njëri-tjetrit. Mendoj se ndoshta mediat sociale mund të jenë një mënyrë”, është shprehur ai.
Por Louis nuk është i vetmi që nuk ka patur marrëdhënie të mira me Malik pasi edhe Liam Payne është shprehur se ka shumë arsye pse nuk e pëlqen atë.
Klan News