Këngëtari Zayn Malik ka realizuar koncertin e tij të parë solo që pas largimit nga grupi “One Direction” në vitin 2015. Koncerti i cili u mbajt në Londër ishte gjithashtu koncerti i parë solo i këngëtarit. 31-vjeçari u ngjit në skenë për të interpretuar këngët nga albumi i tij i fundit. Ai e përshkroi natën e koncertit si të paharrueshme në një postim në rrjetet sociale.
Që kur u bë një artist solo më shumë se nëntë vite më parë, Malik ka lëshuar disa projekte solo dhe ka kryesuar listat me hite si “PILLOWTALK” dhe “Dusk Till Dawn”, por kishte hequr dorë nga performancat live.
Ka disa media që thonë se Zayn po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me ish-anëtarët e grupit “One Direction” dhe tani është i hapur për një ribashkim.
Klan News