Zayn Malik ka folur hapur për lidhjen e tij me Gigi Hadid. Këngëtari dhe modelja u lidhën në vitin 2015 dhe deri në tetor 2021 herë ishin bashkë e herë jo. Në 2020, ata u bënë prindër të një vajze, Khai.
Zayn thotë se që prej kohës kur është bërë i famshëm, nuk ka qenë thuajse kurrë vetëm. Që në fillimet e One Direction, ai u lidh me anëtaren e Little Mix, Perrie Edwards.

“Nga mosha 17-21 vjeç, unë kam qenë i lidhur. Isha i fejuar, planifikoja të martohesha dhe s’dija asgjë. Mendoja se e dija sepse isha 21 vjeç. Ligjërisht më lejohej të bëja gjithçka, por s’dija asgjë”.

Pas ndarjes në vitin 2015 me Perrie, nisi lidhja me Gigi-n.
“Nga 21 deri 27 vjeç, isha me Gi, lindëm një fëmijë dhe nuk mora shumë kohë që të njihja veten”. Në kohën kur çifti u nda përfundimisht, Khai ishte një vjeçe.

Zayn mendon se po përpiqej të krijonte jetën e një njeriu të rritur normal prej të cilit fama e privoi. Ai nuk i kishte prezantuar të dashurat e tij me prindërit kur jetonte me ta dhe mendonte që në momentin që do të lidhej, e dashura e tij do të jetonte me të sepse kjo do ta bënte “një burrë”. Por duket se gjërat kanë ndryshuar sepse Zayn s’e ka më me ngut.
“Është më e pjekur që të marrësh kohën tënde përpara se t’i përkushtohesh plotësisht një qenieje tjetër njerëzore si partnere”.

Prindërimi është arratisja e këngëtarit nga sytë vëzhgues.
“Unë e mbaj vajzën time vetëm 50% të kohës. Do ta mbaja 90% nëse do të mundja. Ne shkojmë të shohim Disney on Ice ose vizitojmë parkun e Nickelodeon. Shkojmë në plazh. Kështu largohem”, përfundon Zayn./tvklan.al