Konkurrentja e formatit të dashurisë “Love Story” në Tv Klan, Klaudia ka treguar për publikun në “Shije shtëpie” një anë tjetër të saj, të cilën e ka me pasion dhe po ashtu profesion që është kuzhina. Teksa ka gatuar, konkurrentja është pyetur nga moderatorja Katerina Trungu se si po e përjeton eksperiencën në formatin e dashurisë, gjë për të cilën Klaudia tha se është një përvojë që nuk vjen dy herë në jetë.
Katerina Trungu: Më trego pak për “Love Story”, si po ndihesh aty?
Klaudia: “Love Story” është një eksperiencë që nuk ndodh dy herë në jetë dhe i gjithë produksioni aty, që i përshëndes të gjithë, na kanë pritur shumë mirë dhe është një eksperiencë shumë e bukur faktikisht. Ndërkohë edhe kam njohur dy goca shumë të mira.
Katerina Trungu: Cilat janë mikeshat e tua aty?
Klaudia: Të gjitha janë shumë të mira, por kam qëndruar më shumë me Sellmën dhe Xhenin që janë vajza shumë të mrekullueshme.
Katerina Trungu: Me Sellmën paskeni zënë shoqëri thuajse të gjitha sepse edhe Xhenin që e kisha të ftuar këtë javë, me Sellmën tha që kam miqësi.
Klaudia: Kemi lidhur pak më shumë sepse kemi gjëra të përbashkëta dhe është gocë e mrekullueshme.
Katerina Trungu: Si i shkoi situata e së hënës dhe për ju si shoqe?
Klaudia: Nuk është se e përjetua dhe aq mirë faktikisht, por që besoj se e kuptuam të gjithë se çfarë donte të nënkuptonte.
Katerina Trungu: Pati një ndryshim deklarate dje nga Roberti që ndoshta qetësoi gjakrat.
Klaudia: Faktikisht është një gjë që duket shumë keq nga ekrani sepse varet si jep dhe mesazhin të tjerëve, duhet të jemi të pastër me publikun dhe t’i tregojmë gjërat ashtu siç janë faktikisht sepse tjetër gjë është nga ekrani dhe tjetër është të jesh aty prezent. /tvklan.al