Lideri i LSI-së Ilir Meta, zhvilloi një takim me të rinjtë korçarë, në kuadër të fushatës “koha për veprim dhe rinia në veprim”. Qindra të rinj , maturantë të gjimnazeve dhe studentë të Universitetit të Korçës, ishin mbledhur në sallën e kinema Milenumit në Korçë. Duke marr fjalën në këtë takim , lideri i LSI-së u shprehe se të rinjtë shqiptare nuk e meritojnë këtë mungese perspektive që ofron qeverisja dhe politika e sotme.
Ilir Meta: “Ne do të veprojmë për të stimuluar dhe ngritur talentet e reja në të gjitha fushat që të rinjtë të jenë aktiv dhe krijues. Ne do të veprojmë mbi të gjitha dhe po veprojmë për të krijuar sa më shumë hapësira që të rinjtë të kenë zërat e tyre rinor në parlamentin e ardhshëm dhe të kenë vendin që u takon në qeverisjen e ardhshme.”
Meta theksoi se të rinjtë meritojnë një lidership që ka alternativë konkrete dhe të gatshme për të ndërmarrë ato veprime që të nxjerrin vendin nga kriza. Nga papunësia dhe nga rritja e pandalueshme e kostos së jetesës, kreu i LSI-së u shpreh se ne do të veprojmë për të ndërtuar një sistem të maturës shtetërore dhe të kartës së Bolonjës, që të mos i fusë në labirintet e burokracive të rinjtë, por ti edukojë dhe ti orientojë ata drejt punësimit të sigurt./tvklan.al