Luis Aragones do të jetë pasardhësi i Zikos tek ekipi i Fenerbahçes.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i njohur turk me anë të një komunikate për shtyp.

Trajneri aktual i Spanjës, e cila është ende në garë për të fituar kampionatin evropian, ka firmosur një parakontratë për dy vite me Fenerbahçen.

Aragones, 69 vjeç, do të shkojë në Stamboll së bashku me një pjesë të stafit aktual dhe marrëveshja do të marrë formën përfundimtare vetëm në mbyllje të Evropianit.

Luis Aragones, i cili ka një karrierë 34-vjeçare si trajner, do të ketë përvojën e parë jashtë Spanjës pasi ka drejtuar dhe klube me emër si Real Madrid apo Barcelona.

Fenerbahçe do të nisë sezonin e ri në fund të muajit Korrik në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve./tvklan.al