Futbollisti me origjinë shqiptare, Luis Hasa, vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Mesfushori është pjesë e Juventusit U-23, në Serinë C italiane, por klubi ka vendosur ta shesë në këtë merkato vere.

Palermo ishte një nga klubet e interesuara për Hasën, por tratativat dështuan. Ditët e fundit, Juventusi thuhet se ishte arritur marrëveshjen me Frosinone, për transferimin e lojtarit aty, për shumën e 1 milion eurove.

Gjithashtu klubet kishin rënë dakord, që Juventusi të mbante edhe 50% të kartonit, në rast rishitje.

Kur gjithçka dukej në rrugën e duhur, një vendim i Hasës, ka ndalur transferimin. Sipas mediave italiane, 20-vjeçari ka refuzuar të transferohet te Frosinone, skuadër që merr pjesë në Serinë B.

Hasa ka edhe një vit kontratë dhe nuk përjashtohet mundësia që të largohet verën e ardhshme, si lojtar i lirë.

Mesfushori ka qenë pjesë e moshave të Italisë, deri tek U-21, por përflitet se mund të zgjedhë të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë. /tvklan.al