Kënga Magjike është një magnet jo vetëm për këngë me cilësi të standardeve botërore, por edhe për këngëtarë të cilët meritojnë të kenë statusin “hitmaker” e ndër këta emra është dhe kantautorja Fifi, e cila vit pas viti shton gamën e hiteve në repertorin e saj.
Në një përllogaritje në platformën “Youtube” vetëm me këngët pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, Fifi shënon plot 96 milion shikime, ku këngët e saj si “Zhurmë”, “Psikopatja jote”, “Marova”, etj…mbeten një vulë e rëndësishme e krijimtarisë së saj. “Jeta jem” shënon pjesëmarrjen e gjashtë të kantautores në festivalin magjik.
Intervistat e saj jane të rralla, ndonëse në platforma virtuale ajo shpesh reagon për tema të ndryshme, ndaj në pentagramin magjik me pyetjet e drejtuara nga Ardit Gjebrea, Fifi dha përgjigje ekskluzive.
Si rrallëherë Fifi rrëfeu për telespektatorët një incident të sikletshëm që dikur i ka ndodhur në skenë. Ajo tregoi se në një nga club-et ku këndonte muzike Live para disa vitesh, i ra veshja nga pjesa e bustit. Fatmirësisht pranë saj u gjend balerini Luixhino Hala, i cili improvizoi duke mbrojtur imazhin e Fifit.
/tvklan.al