Debutim ëndrrash për Luka Donçiç me fanellën e Los Angeles Lakers.

Klubi i dha tjetër hijeshi performancës së parë të sllovenit në parket. Në çdo ulëse të impiantit, kishte një fanellë unike të Donçiç me numrin 77, për ta shndërruar atmosferën në të jashtëzakonshme.

Vetë Luka e bëri aventurën më interesante, duke dhuruar 500,000 Dollarë para ndeshjes për të ndihmuar të prekurit nga zjarret në Los Anxhelos me mbishkrimin “komshiu juaj i ri”.

Epoka e tij në radhët e Lakers u karakterizua edhe me një performancë të mirë në parket. Donçiç shënoi ndaj Utta Jazz me 15 pikë, 5 rebaund dhe 4 asiste, për të kontribuar në fitoren 132-113.

Donçiç kaloi në radhët e Lakers në mënyrë surprizë dhe si pjesë e Anthony Davis, i cili mori rrugë të kundërt për të firmosur me Dallas Mavericks.

Klan News