Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta i ka drejtuar një mesazh të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve për t’u lutur për shëndetin e Papa Françeskut.
Thirrjes për lutje i janë përgjigjur besimtaret e krishterë në Shkodër, të cilët mbushën katedralen “Shën Shtjefni”.
Ndërsa, Dom Vlash Palaj i cili drejtoi meshën në Shkodër vlerësoi dedikimin e Atit të Shenjtë ndaj Kishës Katolike.
“Në këtë meshë të shenjtë në mënyrë të veçantë, lutena dhe për shëndetin e Papa Françeskut, i cili është vërtetë një shenjë prej Zotit, me të gjitha aktivitetet entuziaste, për t’iu dedikuar Kishës, të lë me kuptu dhe lidhjen e tij të fortë me Zotin, sepse njerëzisht nuk është normale që një 88-vjeçar të vazhdojë me krejt intensitetin e jetës së tij me përmbush një mision kaq madhor, me çu Krishtin tek çdokush”, u shpreh Dom Vlash Palaj.
Dom Vlashi nënvizoi se bota ka nevojë për shembuj si Papa Françesku ndaj lutjet duhet të vijojnë.
Klan News