“Llafe, llafe” ishte një nga hitet e verës që shoqëroi miliona ndjekës të Lyrical Son e Dafina Zeqirit. Kënga në fjalë është pjesë e albumit “Dafinë Moj” të këngëtares, në të cilën mes emrave të lakmueshëm të bashkëpunimeve, spikat edhe ai i Lyrical Son.
I ftuar në “Rudina” në Tv Klan me anë të një lidhjeje Skype, Lyrical Son tregon se si lindi ky bashkëpunim i suksesshëm mes dy artistëve, madje na tregon edhe “fajin e tij”.
Rudina Magjistari:Ka qenë Dafina që të ka ftuar në atë këngë?
Lyrical Son: Po, është këngë e Dafinës në albumin e saj “Dafinë Moj” të cilin e ka publikuar. Është një album shumë i mirë se e kam dëgjuar, ka bashkëpunime me MC Kreshën, Elinelin, ka shumë bashkëpunime të mira me të tjerë. Album i mirë, me përmbajtje të mirë, ma ka çuar instrumentalin shumë më parë, por isha në SHBA për punë. Pastaj u vonuam pak sepse kënga duhet të dilte më herët, por faji ishte imi. Faj s’ka këtu Dafina, faj ka Festimi se ka qenë në Amerikë.
Rudina Magjistari: Ka qenë batutë e famshme, gjithë verës u përdor shumë ajo batutë.
Lyrical Son: U bë “meme”.
Ndërkohë, pas një vere të ngjeshur me koncerte, por edhe më herët, Lyrical Son tregon se fama e suksesi janë vetëm një pjesë e tij. Lumturinë e vërtetë reperi e pohon ta gjejë në shtëpi, me bashkëshorten dhe dy vajzat e tyre të bukura, Evën dhe Erikën./tvklan.al