Një këmbësor është aksidentuar pasditen e sotme rreth orës 18:00 në lagjen Kushtrimi në Vlorë.
Mësohet se këmbësori me iniciale M.S. ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Policia thotë se makina që e përplasi është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor është duke punuar për të identifikuar dhe arrestuar shoferin e mjetit që përplasi këmbësorin. /tvklan.al