Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës në daljen e rrugës për Bubullimë.

Mjeti tip Benz me targa AB 373 CD që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë nuk ka mundur të hyjë në rrugë por ka shkuar drejt dhe pasi ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjes ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka kryer manovër frenuese por ka thyer dy barrierat e hekurta në autostradë.

Megjithatë do të jetë grupi hetimor i policisë që do të përcaktojë shkaqet e sakta të aksidentit.

/tvklan.al