Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Sarandë – Konispol. Automjeti tij Benz që drejtohej nga 49-vjeçari me iniciale F.M. humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, 77-vjeçari me iniciale H.M., i ati i shoferi. I moshuari fillimisht mbeti i plagosur por ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, drejtuesi ka pësuar lëndime të lehta. Në vendngjarje shkoi policia, e cila ka nisur hetimet për këtë aksident.

/tvklan.al