35 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 tjerë janë plagosur kur një shofer përplasi turmat që po bënin ushtrime në ambientet e një qendre sportive në qytetin Zhuhai në Kinë.

Drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia teksa përpiqej të largohej nga vendngjarja. Mësohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka lënduar veten me një thikë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se ngjarja e rëndë ishte shkaktuar nga pakënaqësia e 62-vjeçarit për shkak të ndarjes së pronave pas një divorci.

Klan News