Milani ka rinovuar kontratën me mesfushorin Tijjani Reijnders. Klubi kuqezi ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me holandezin deri në verën e vitit 2030.
Reijnders, kontrata e të cilit do të skadonte në vitin 2028, përveç rinovimit do të përfitojë edhe rritje të pagës. Mesfushori do të përfitojë 3.5 milionë Euro në sezon, dyfishi i pagës që merrte me parë.
Reijnders mbërriti në Itali në verën e vitit 2023 nga AZ Alkmaar për 20.5 milionë euro dhe ka shpërthyer në planin personal këtë sezon, aq sa vlera e tij është dyfishuar, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, përfshirë Chelsean.
Kjo detyroi drejtuesit të nxitonin dhe të zgjasnin kontratën me një nga pikat kyçe të skuadrës në sezonet e fundit. /tvklan.al