Një aksident i rëndë ka ndodhur në Veria të Greqisë ku një makinë është përplasur me stacionin e autobusit, duke i marrë jetën dy këmbësoreve që po prisnin në stacion.
Viktimat janë një 21-vjeçare shqiptare dhe një 68-vjeçare greke, të cilat u morën përpara nga makina.
Sipas mediave greke, shoferi i makinës dyshohet se kishte humbur ndjenjat e për pasojë automjeti doli në korsinë e kundërt jashtë kontrollit dhe përplasi dy këmbësoret që po prisnin autobusin në stacion.

68-vjeçarja përfundoi 25 metra larg vendit të përplasjes dhe humbi jetën në vend për shkak të goditjes së fortë.
Ndërsa 21-vjeçarja shqiptare mbeti e plagosur rëndë dhe humbi jetën në spital.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë aksidentin e frikshëm, ku shihet makina që ka përfunduar e përmbysur, ndërsa stacioni i autobusit është shkatërruar tërësisht.
Policia greke ka arrestuar shoferin e makinës që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur.


/tvklan.al