Manchester City duket në krizë rezultatesh. “Qytetarët” pësuan humbjen e katërt radhazi, pasi u mposhtën me përmbysje nga Brighton me rezultatin 2-1.

Skuadra e Guardiolës e mbylli pjesën e parë në avantazh minimal, pas golit të Haaland në minutën e 23-të, por në pjesën e dytë u përmbysën.

Golat e Joao Pedro në minutën e 78-të dhe O’Riley në minutën e 83-të, i dhanë fitoren vendasve.

Me këtë humbje, City mbetet në vendin e dytë me 23 pikë, ndërsa Brighton ngjitet në vendin e katërt me 19 pikë.  /tvklan.al