Trajneri Pep Guardiola konfirmoi mungesat e Walker dhe Stones në sfidën ndaj Arsenal
Pep Guardiola konfirmoi se Kyle Walker dhe John Stones do të mungojnë në ndeshjen e vështirë të Manchester City kundër Arsenalit. Të dy futbollistët morën dëmtime gjatë angazhimit me përfaqësuesen e Anglisë, por kishte shpresa se ata mund të rikuperoheshin në kohë për sfidën e së dielës në Etihad.
Kapiteni i Citysens Walker pësoi një tërheqje në humbjen 1-0 në miqësoren ndaj Brazilit në Wembley të shtunën, ndërsa Stones mori një goditje në kavilje në përballjen ndaj Belgjikës, që u mbyll në barazim.
Këto mungesa do të ndihen në ekipin e Pep Guardiolës, ndërsa dy mesfushorët Kevin de Bryjne dhe Xhek Grilish kanë punuar veçmas, duke mos u angazhuar me kombëtaret. Lojtari i “Tre luanëve” nuk ka luajtur prej një muaji dhe tekniku do të vendosë pak para sfidës për aktivizimin e tij.
“Kaili dhe Xhon janë jashtë! Kështu është situata! Dëmtimi i Kailit është më i rëndë se sa ai i Xhonit, por nuk e di për sa ndeshje do të qëndrojnë jashtë! Gjendja e Edersonit është shumë më e mirë, ndërsa Manuel Akanji do të jetë i disponueshëm.”
Kur kanë ngelur edhe 10 ndeshje nga fundi i sezonit, Arsenali kryeson Premier Ligën me 1 pikë më shumë se sa Siti.
Dëmtimet e shumta vijnë në një moment të vështirë për Sitin, që do të ketë 7 përballje në 21 ditë, duke përfshirë edhe sfidën çerekfinale në Ligën e Kampioneve ndaj Real Madridit dhe gjysmëfinalen e FA Cup kundër Chelsea.
Klan News