Mazhoranca duket e vendosur në zbatimin e Kushtetutës për sa i takon mandateve të deputetëve socialistë të cilët nuk kanë bërë betimin dhe kanë bojkotuar prej disa muajsh Kuvendin.

Deputeti demokrat Fatos Beja një njohës i ligjit dhe Kushtetutës thotë se në këtë pikë ligji themelor është i qartë, kur parashikon rastet e ndërprerjes së mandatit.  Neni 71 i kushtetutës pikat 2a dhe 2d të tij citojnë se deputeti humbet mandatin kur nuk bën betimin apo pas një mungese 6 mujore në Kuvend. Këtu Beja shpjegon arsyet e mosveprimin menjëherë të Kuvendit në rastin e pikës 2a të nenit 71.

Fatos Beja: “E para sepse në kushtetutë nuk ke të shprehur një afat të përcaktuar, por shprehet në parimin që humbet vlera e mandatit në qoftë se nuk bën betimin. Ka një nën të veçantë pastaj i cili shpreh që nuk mund ta ushtrosh mandatin po nuk ke bërë betimin.”

Këtu futet në veprim pika 2d e nenit 71, që thotë se deputetit i ndërpritet mandati në rast se mungon pa arsye për 6 muaj në Kuvend. Por a jemi në rastin e një mungese pa arsye të deputetëve socialistë?

Fatos Beja: “Kur flasim për arsye duhet të flasim për arsye ligjore, sepse aryse pastaj që forca të ndryshme politike secila i zhvillon dhe i zhvillon siç i intereson nuk janë arsye ligjore.”

Logjika e ligjit themelor dhe kodit elektoral, ngarkon Kuvendin me detyrimin që brenda një periudhe 30 ditore prej përfundimit të afatit kushtetues për vlefshmërinë e mandatit të njoftojë KQZ. Respektimi i kushtetutës dhe kodit thotë Beja do të çonte në zëvendësimin e mandateve duke zbritur në listën proporcionale të subjektit politik. Por këtu kodi përcakton një tjetër afat për deputetet që sapo kanë përfituar një mandat.

Fatos Beja: “Neni 164 ndërprerja e mandatit dhe zëvendësimi i kodit zgjedhor dhe ka pikën 2. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi pa shkaqe të përligjura mandati i takon kandidatit vijues të listës, sipas procedurës parashikuar në pikën 1 të këtij neni. E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike. Vazhdon përsëri kodi, pse, sepse duhet të mbrojë funksionimin e Kuvendit.”

Duket se gjithë këtë procedurë ligjore dhe kushtuese, nuk e pengon apo e shtyn në kohë qoftë dhe ankimimi në gjykatë kushtetuese.

Fatos Beja: “Mandatin e merrni ju në qoftë se e lëshoj unë dhe çdo kush mund, ai që ka të drejtë domethënë të vejë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese flasim gjithmonë, mund ta vejë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese flasim gjithmonë. Mund ta vejë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, po nuk e pengon dot zbatimin e kushtetutës.”

Seanca e parë e legjislaturës së 18, filloi në 7 shtator të vitit 2009. Sipas një përllogaritje i takon që java e parë e muajit mars të shënojë dhe afatin e fundit pas të cilit rrezikohet djegia e mandatit të deputetit./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi