Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Deputetët Në Kuvend

PS hyn në Parlament 24 orë pas largimit të KiE nga Shqipëria-(24 Shkurt 2010)

24 orë pas largimit të mysafirit turk, kryetarit të Asamblesë Parlamentare të KiE, Mvelut Cavusoglu në Strasburg dhe jo në Stamboll, lideri i PS-s, Edi Rama, u detyrua sot të mbledhë grupin parlamentar të PS-së për të zyrtarizuar hyrjen në Parlament. Ndërkohë një ditë më parë vetë lideri i selisë rozë ishte shprehur si gjithmonë...

Shkurt 24, 2010

Kryeministri Berisha në Itali, zhvillon takim me Berluskonin-(12 Shkurt 2010)

Ndërkombëtaret gjatë gjithë këtyre muajve të bojkotit parlamentar të socialistëve janë shprehur të gjithë në unison. Një qëndrim i tij kundër bojkotit të opozitës shqiptare është shprehur dhe kryeministri Italian Silvio Berluskoni. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar Sali Berisha i cili ndodhet në Romë për një vizitë zyrtare,...

Shkurt 12, 2010

Bojkoti i opozitës, deputetët e PPE: PS të kthehet në Kuvend-(12 Shkurt 2010)

Parlamenti Evropian po ndjek me seriozitet ngërçin politik të krijuar në Shqipëri nga bojkoti i PS pas zgjedhjeve të përgjithshme të Qershorit 2009. Në një deklaratë për shtyp të bërë publike në faqen zyrtare të PE-së, zyrtar të lartë të këtij institucioni i bëjnë thirrje Partisë Socialiste të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe ti kthehet...

Shkurt 12, 2010

Tryeza Berisha-Topi-Rama, komentohet nga publicisti Frrok Çupi-(11 Shkurt 2010)

Hapja e kutive, kusht i vendosur nga kryetari i opozitës për tryezën e presidentit nga analistët e politikës shihet si një arsye më shumë që kjo tryezë të përfundojë pa asnjë zgjidhje konkrete. Për publicistin njëherësh botuesin Frok Çupi, zgjidhja e vetme e ngërçit parlamentar është që deputetët socialist të merrnin vetë iniciativën për të...

Shkurt 11, 2010

Krimet e komunizmit, mazhoranca për zbardhjen e tyre-(11 Shkurt 2010)

Mazhoranca ka ripërsëritur nga foltorja e parlamentit qëndrimin e palëkundur të saj për të zbardhur të gjitha krimet e bëra gjatë sistemit totalitar. Duke ju referuar gjetjes së varrit masiv në zonën veriore të Tiranës, në Komunën e Dajtit, demokrati Aldo Bumçi tha se zbulimi i kësaj varreze është një kambanë kujtese për mazhorancën, përpara...

Shkurt 11, 2010

Kreu i PS Edi Rama në Strasburg, zhvillon takim me Hannes Swoboda-(11 Shkurt 2010)

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u takua në Strasburg me zëvendës presidentin e grupit social-demokrat në Parlamentin Evropian, Hannes Swoboda. Rama e njohu Swobodën me zhvillimet me të fundit politike në Shqipëri në prag të mbajtjes së tryezës politike të thirrur nga presidenti Topi. Edi Rama: “Ne jemi gati të kthehemi në Parlament sapo...

Shkurt 11, 2010

PD gati për ngritjen e komisionit hetimor për zgjidhjen e ngërçit politik-(2 Shkurt 2010)

Astrit Patozi: “PD-ja është shprehur në mënyrë të qartë dhe të vendosur se përshëndet dhe mbështet të gjitha kërkesat e rezolutës së asamblesë parlamentare të KiE. Ne jemi të gatshëm që mundësisht këtë të enjte të nisim ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e fundit duke pasur qëllimin e mirë të kthimit të opozitës...

Shkurt 2, 2010

Bojkoti i PS, përfaqësuesi i PPE Farina: Rama po krijon tensione artificiale – (28 Janar 2010)

Bojkoti është çështja kryesore që është diskutuar dhe në gjirin e sesionit të Asamblesë Parlamentare të KE-së. Shumica dërrmuese e kësaj organizate dënon bojkotin e socialistëve shqiptarë. Renato Farina, përfaqësuesi i grupit të Partisë Popullore Evropiane, i cili prezanton qëndrimin e grupit për Shqipërinë , është shprehur për Tv Klan, se tensioni i krijuar nga opozita...

Janar 28, 2010

Mandati i deputetëve socialistë, Fatos Beja shpjegon Nenin 71 të Kushtetutës – (19 Janar 2010)

Mazhoranca duket e vendosur në zbatimin e Kushtetutës për sa i takon mandateve të deputetëve socialistë të cilët nuk kanë bërë betimin dhe kanë bojkotuar prej disa muajsh Kuvendin. Deputeti demokrat Fatos Beja një njohës i ligjit dhe Kushtetutës thotë se në këtë pikë ligji themelor është i qartë, kur parashikon rastet e ndërprerjes së...

Janar 19, 2010

Kryeministri Berisha akuzon Ramën: Drejton mafien më të rrezikshme në Europë-(29 Nëntor 2009)

Në një deklaratë të fortë të tij, kryeministri akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, se kryeson mafien më të rrezikshme në Evropë, mafien e Tiranës. Kryeministri sqaroi arsyet që e detyruan të mos reagojë ndaj këtij fakti gjatë mandatit të parë, që lidhet sipas tij me bojkotin e parapërgatitur të kryetarit të PS të...

Nëntor 29, 2009