Portieri shfaqi probleme fizike, Bayern Munich kryqëzon gishtat
Manuel Neuer shton alarmin te Bayern Munich. Portieri ka lënë grumbullimin e kombëtares gjermane për tu rikthyer në skuadër pasi shfaqi probleme fizike.
Seancat stërvitore nën urdhërat e teknikut Julian Nagelsmann duket se ka ndikuar negativisht në gjendjen e Neuer, i cili vjen pas një mungese të gjatë në fushat e lojës. Dëmtim që e ka detyruar për tu rikthyer sërish te Bayern Munich, ku do të kryej edhe fazën e rikuperimit.
Sipas mediave gjermane, trajneri Nagelsmann ka besim tek cilësitë e 37-vjeçarit, për të cilin ka prenotuar edhe vendin e titullarit në kampionatin Europian të kësaj vere. Për miqësoret ndaj Francës dhe Holandës, vendin e tij pritet ta marrë Marc Andre-ter Stegen, që ka bërë një paraqitje të mirë në takimet e fundit me Barcelonën.
Si Bayern Munich dhe Neuer shpresojnë që ky dëmtim të mos jetë shumë serioz për ta pasur më pas në dispozicion për turneun e 17-të në histori.
Klan News