Nata e dymbëdhjetë e Maratonës së Këngës Popullore dhe Qytetare ka ndaluar në qytetin e Korçës. Korça është një qytet i cili karakterizohet nga kultura, romantizmi dhe ka qënë një nga ata qytete që ka gjithmonë për të treguar. Duke qënë se Korça njihet si qyteti i serenatave, mbrëmjen e sotme do t’a hape pikërisht Laza Rela, një nga këngëtaret më të suksesshme të serenatave korçare.
Konkurentja e parë e mbrëmjes së diskofolkut vjen pikërisht nga Kosova. Ajo është një vajzë tepër e talentuar dhe vajza e kompozitorit të shquar Naim Krasniqi. Fjolla Krasniqi konkuron me këngën “Dy vjet.”
Konkurentja e dytë vjen nga Struga me një këngë që dikur është kënduar nga Nexhmije Pagarusha. Ajo është Elita Reçi.
I ftuari special i mbrëmjes është Mihallaq Andrea me këngën “Harroje dashurinë”.
Konkurenti i tretë vjen pikërisht nga Korça por që konkuron me një këngë gjirokastrite. Briken Lito këndon këngën “Tek rrapi në Mashkullore”.
Konkurentet e rradhës të diskofolkut janë dy motra që prezantohen me një emër të vetëm, “Vio Darda”dhe konkurojnë me një këngë tepër të vjetër, gati 100 vjeçare të riorkestruar nga Naim Krasniqi.
Konkurentja e pestë është një këngëtare nga Struga që ka zgjedhur të konkurojë me një këngë të orkestruar nga Vagner Nushi. Ajo është Besa Rika.
Konkurentja e fundit është një artiste mjaft e suksesshme dhe mjaft e kompletuar. Ajo këndon mjaft bukur muzikën e lehtë dhe atë tradicionale por jo vetëm , dhe atë operistike pasi është laureuar për kanto. Ajo është Manjola Nallbani./tvklan.al
Moderatorë: Rudina Magjistari dhe Gulielm Radoja