Temperaturat e ulëta nuk kanë ndaluar dhjetëra vrapues për të marrë pjesë në maratonën e Yakutia. Rajoni rus po përjeton temperatura jashtëzakonisht të ftohta, deri në minus 50 gradë celcius.
Maratona në kushte të tilla përbën një sfidë serioze për çdo atlet, pasi garimi shton nivelin e vështirësisë. Kjo ishte hera e gjashtë që mbahet ky kompeticion, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportiste në rajonin rus, me atletët që kompletuan distancën prej 42 kilometrash.
Gjatë garës, atletët kishin mundësi për të konsumuar pije të nxehta në mënyrë që të mbajnë konstant temperaturën e trupit.
Yakutia është vendi më i ftohtë në botë, një rajon gjashtë herë më i madh se Franca, por vetëm një milion njerëz jetojnë në kushte të tilla ekstreme në tokën që ka mbetur plotësisht e ngrirë me kalimin e viteve.
Klan News