Nick Cannon është bërë baba për herë të 8.
41 vjeçari është bërë baba i një djali me modelen Bre Tiesi, e cila ka patur një lindje natyrale në shtëpi. Dokumentimi i lindjes është postuar me pas në rrjetet sociale nëpërmjet disa fotove të ëmbla.

Çifti njoftoi se do të bëheshin prindër në Janar të këtij viti ku dhe zbuluan gjininë se do të ishte djalë.
Modelja e ka cilësuar eksperiencën e lindjes në shtëpi si diçka që i ka ndryshuar jetën, dhe ka falenderuar reperin për mbështetjen.

Cannon është babai i dy binjakëve 11 vjeçarë Monroe dhe Moroccan me ish-bashkëshorten Mariah Carey, 5-vjeçarit Golden, një vajze 1 vjeçare Power Queen me Brittany Bell, dy binjakëve 11 muajsh Zion Mixolydian dhe Zillion Heir me Abby De La Rosa.
Në Qershor të 2021 Cannon dhe Alyssa Scott pritën djalin e tyre Zen së bashku, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë në Dhjetor, vetëm 5 muajsh pas një beteje me kancerin. Nick e ndau lajmin e trishtë në një nga episodet e emisionit të tij./tvklan.al
