Mariah Carey simboli i përhershëm i festave!
Mariah Carey ka qenë gjithmonë simboli i Krishtlindjeve. Gjatë kësaj periudhe ajo ka sjellë këngën e fundvitit, por versioni më i ri ka thyer çdo parashikim.
Kënga “Oh Santa!” e cila është një bashkëpunim me këngëtaret e tjera të njohura Jennifer Hudson dhe Ariana Grande në vetëm 4 ditë pasi është publikuar qëndron në krye të klasifikimeve të Apple Music.
Dalëngadalë ajo do të shndërrohet në një hit pasi deri më tani është shkarkuar plot 14.7 milionë herë në të gjithë botën. Si gjithë këngët e Krishtlindjeve që keni dëgjuar më parë, Mariah, Ariana dhe Jennifer i kërkojnë Babagjyshit t’ju sjellë të gjithëve sa më shumë gëzim, dashuri dhe shëndet për të hedhur pas këtë vit të vështirë dhe të zymtë.
Ndërsa, hiti “All I Want for Christmas Is You”, renditet në vendin e 14 të Billboard Hot 100. Kjo këngë u publikua për herë të parë në 1994 dhe për shumë vite me radhë qëndronte në krye të klasifikimeve muzikore.
Klan Plus