Këngëtarja e njohur për skenën shqiptare, Mariza Ikonomi, do të sjellë një risi sa i përket karrierës së saj.

Ajo tashmë do të vijë në rolin e kompozitores. Këtë fakt na e bën vetë me dije Ikonomi, përmes një fotografie të postuar në profilin e saj në Instagram.

Eksperienca e saj e parë si kompozitore do të manifestohet në Festivalin e fëmijëve që organizohet me 1 Qershor.

mariza

“Duke pritur 1 qershorin. Bashkë me një Qershorin vjen dhe Festivali i fëmijëve & bashkë me Festivalin e fëmijëve vij edhe unë si kompozitore, kësaj here me këngën …”Dua të jem e lirë” 

– ka shkruar Mariza përbri fotos së saj./tvklan.al