#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Nuse apo engjëll?  Mariza Ikonomi: Secili e shikon në këndvështrimin e vetë

Mariza Ikonomi,  prej 25 vitesh në skenë, vjen sërish në “Këngën Magjike”. Ajo ka  qenë  pjesëmarrëse që në edicionet e para të këtij festivali ku ka marrë pjesë 7 herë, këtë herë ajo vjen me një këngë dedikuar nënave.

“Mama” titullohet kënga e saj të cilën ajo do e performojë e veshur me një fustan të bardhë. Pikërisht fustani e  bëri Ardit Gjebrean “ta ngacmonte” këngëtaren duke e pyetur, “po dhëndrin ku e kemi?” Me të qeshur Mariza ka treguar se në fakt ajo është veshur si një engjëll, por secili e shikon sipas mënyrës së vet.

Ardit Gjebrea:Kanë kaluar 22 vite që nga hera  e parë që ka qenë në Këngën Magjike. Erdhi në vitin 200 dhe më pas 6 herë të tjera në “Këngën Magjike”. Ajo  është vlerësuar me shumë çmime ndër vite, le ta mirëpresim Mariza Ikonomi. Uau, uau! Po dhëndrin ku e kemi?

Mariza Ikonomi: Unë në fakt kam ardhur si engjëll, pastaj secili e shikon në këndvështrimin e vet.

Ardit Gjebrea: Unë e shikoj si dua unë të ndodhi.

Mariza Ikonomi: Unë e shikoj si engjëll.

Ardit Gjebrea: Renditesh ndër kampionet e pjesëmarrjeve në “Këngën Magjike”, cilën pjesëmarrje në vite  do  të veçoje?

Mariza Ikonomi: Do veçoja 2002-shin ku mora pjesë me këngën “Piano e vjetër”, ajo këngë sado ikin vitet, ajo mbetet si vera e vjetër që bëhet më e mirë, dhe unë e dua “Këngën Magjike” dhe më vjen mirë që rikthehem në këtë festival që më ka dhënë edhe suksesin.

Ardit Gjebrea: Një dedikim për mamatë. Si u mbrujt ideja e kësaj kënge?

Mariza Ikonomi: E kisha në mendje prej kohësh që të bëja një këngë për mamanë time. Merrja kitarën, por më dilte si ninullë. Pastaj thashë vërtet mamatë janë të brishta, por kanë edhe një forcë uragani që unë patjetër do e bëj këtë këngë për mamanë time, por do jetë edhe ndryshe. Pastaj shkova te kompozitori Endrit Shani, i cili vërtet kur dëgjova këngën, muzikën, u emocionova shumë, pastaj pena e artë e Pandi Laços i vuri vulën.

Një “Mall” i Sheila Haxhiraj, çfarë i ka munguar këngëtares?

Ajo ka bërë një mungesë  9-vjeçare në spektaklin “Kënga Magjike” në Tv Klan dhe tani kthehet me këngën “Malli”. Sheila Haxhiraj është një këngëtare dhe kompozitore e njohur shqiptare e cila që e vogël ka marrë  pjesë në shuam konkurse për të treguar talentin e saj në muzikë. 

Përveç muzikës, Sheila ka edhe një talent dhe pasion tjetër, aktrimin, gjë që e bëri të spikatej dhe ftohej nga regjisorë të ndryshëm për të qenë protagoniste si aktore në filmat e tyre. Deri më tani Sheila ka marrë pjesë në dy filma të njohur shqiptarë “Fluturim Pasioni”, “Tirana 14” dhe së fundmi në shfaqen teatrale “Dita më e bukur”.

Por për çfarë e ka marrë malli Sheilën që po i dedikon këngën “Mall”?

Ardit Gjebrea: Një mungesë 9 -vjeçare.

Sheila Haxhiraj: Shumë mall, për këtë skenë, për këtë publik, më bëhet shumë qejfi që u riktheva pas 9 viteve.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur pas 9 vitesh?

Sheila Haxhiraj: Shumë progrese në karrierë.

Ardit Gjebrea: Po nga dashuria?

Sheila Haxhiraj: Edhe në dashuri, sigurisht në jetën personale, por të flasim më mirë për karrierën.

Ardit Gjebrea: Edhe këngën malli e ke titulluar. Për çfarë të ka marrë malli?

Sheila Haxhiraj: Më kishte marrë malli për “Këngën Magjike”.

Ardit Gjebrea:  Edhe ne për ty, po tjetër? Të merr malli për fëmijërinë?

Sheila Haxhiraj: Herë pas here po. Ndoshta ngaqë është jeta shuam e vrullshme, na kaplon rutina dhe ndonjëherë harrojmë edhe mallin e fëmijërisë. Por shpeshherë po./tvklan.al