Mark Zuckerberg duket se nuk ishte fort i përqendruar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump. Fotot e shkrepura gjatë eventit tregojnë se ai ishte i “shastisur” nga Lauren Sánchez, ose më saktë nga gjoksi i saj.




Zuckerberg vështronte me kërshëri gjoksin e Lauren Sánchez, teksa ajo ishte krah parterit të saj Jeff Bezos. Çifti ndërkohë ishte duke biseduar me dhëndrin e Donald Trump. 55-vjeçarja duket se nuk e kishte vërë re “syrin soditës” të themeluesit të “Facebook”.




Ish-spikerja e lajmeve u pa në ceremoninë e betimit të Trump si Presidenti i 47-të i SHBA-ve e veshur me një kostum të bardhë.
Veshja e saj elegante spikati, megjithatë dhe kritikat nuk mbetën pas për gjoksin e ekspozuar në një ceremoni zyrtare./tvklan.al