Ish-Kryeministri holandez Mark Rutte mori këtë të martë postin e shefit të NATO-s.
Në ceremoninë që u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel, atij iu dorëzua në mënyrë simbolike ky çekiç qe përdoret për të hapur takimet të cilat zhvillohen në organizatën ushtarake.
“I dashur Mark, ju lutemi pranoni këtë çekiç të veçantë dhe më lejoni t’ju ftoj të uleni në vendin e kryetarit të Këshillit të Atlantikut të Veriut. Faleminderit”.
Rutte merr postin e Sekretarit të Përgjithshëm nga Jens Stoltenberg i Norvegjisë, i cili ka mbikëqyrur organizatën gjatë një dekade të trazuar të shënuar mbi të gjitha nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Zyrtarët e NATO-s dhe diplomatët presin që Rutte të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, të nxisë shtetet anëtare që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje dhe të rrisë angazhimin e Shteteve të Bashkuara në sigurinë evropiane.
Me herët Rutte dha dorëheqjen si kryeministër i Holandës pas 14 vitesh në detyrë.
Klan News