Ish-deputeti dhe pedagogu Mark Marku thotë se “Anti-KÇK” shkel të drejtat dhe liritë themelore te personave që nuk janë të dënuar dhe u sekuestrohet pasuria në aksionet e OFL.

“Ky vendim shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, prezumimin e pafajësisë”.

Por nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, shprehet se kjo nuk qëndron pasi ata nuk hetohen për vepër penale por u kërkohet që të justifikojnë pasurinë.

Plarent Ndreca: Nuk hetohet ai për vepër penale.

Mark Marku: Po ti i bllokon pasurinë mo.

Plarent Ndreca: Patjetër.. dhe unë cënohem, deklaroj pasurinë…

Mark Marku: I cënon dy liri dhe të drejta themelore, lirinë e pronës… ne s’kemi të drejtë tu themi atyre kriminelë pse nuk i dënon gjykata.

Plarent Ndreca: E ke gabim, nuk është dënim ai… të drejtat e njeriut nuk janë absolute, janë relative. Në interes publik, në mënyrë proporcionale dhe… po më lër të flas se jam avokat dhe nuk gaboj në këtë pikë…

Mark Marku: Ti po flet si Prokuror jo si avokat, ti si avokat duhet t’i mbrosh ata. Si avokat ti duhet të thuash atë që them unë…

Plarent Ndreca: Po flas si profesionist, të jesh avokat nuk do të thotë që të mbrosh… mirë, mirë dakord, të drejtat nuk janë absolute po relative.

Mark Marku: Jo, ai është njëlloj si unë, në të drejtat themelore është njëlloj si unë.

Plarent Ndreca: Ore të drejta themelore janë të gjitha, por nuk janë absolute.

Mark Marku: Pse qenkemi ne burra më të mirë dhe atij i konfiskon pasurinë…

Florenc Vangjeli: Po je mo Mark burrë më i mirë se ai…

Mark Marku: Jo, ligjërisht nuk jam.

Blendi Fevziu: Stop tani se po ziheni kot… /tvklan.al