Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar se kampionati shqiptar do të quhet “Abissnet Superiore” për tre vitet te ardhshme.
Kompania e internetit “Abissnet” dhe FSHF, kanë firmosur marrëveshjen mes tyre, për të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore.
Sezoni aktual 2024-2025 dhe dy sezonet e ardhshme, 2025-2026, 2026-2027, kampionati shqiptar do të quhet “Abissnet Superiore”.
Në njoftimin e FSHF-së, thuhet se në mars të këtij viti, u hap gara për emrin e kampionatit dhe “Abissnet” u shpall fituese pas ankandit për shitjen e emrit të këtij kompeticioni, pasi paraqiti ofertën më të mirë.
Koncepti i sponsorizimit të Kategorisë Superiore ka nisur që në sezonin 2021-2022, duke hedhur një hap përpara në zhvillimin e futbollit vendas, me qëllim rritjen e të ardhurave për klubet e futbollit, nën shembullin e kampionateve më të mira europiane.
Sezoni i ri i “Abissnet Superiore” nisi rrugëtimin të dielën më 18 gusht, me dy ndeshjet, Dinamo City-Egnatia dhe Teuta-Bylis. /tvklan.al