Shteteve të varfra u duhen të paktën 1 trilion Dollarë në vit deri në fund të kësaj dekade për të kaluar në përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe për t’i mbrojtur kundër fatkeqësive natyrore.
Ky fond ka qene në fokus të bisedimeve për Samitin e Klimës që po mbahen në Azerbajxhan.
Samiti mund te konsiderohet me sukses nëse shtetet bien dakord për një objektiv të ri për sa duhet të japin çdo vit vendet më të pasura dhe sektori privat për të financuar veprimet klimatike.
“Çdo mungesë në investime para vitit 2030 do të vendosë në një pozitë të vështirë dhe rruga drejt stabilizimit do të na bëhet më e kushtueshme”, thanë ekspertët e klimës.
Megjithëse deri tani konsiderohet e vështirë arritja e një marrëveshje ka duke pasur parasysh një hezitim midis shumë qeverive perëndimore të gatshme për të kontribuar që nga Marrëveshja e Parisit në 2015 për të dhënë më shumë nëse vendet përfshirë Kinën nuk pranojnë t’u bashkohen atyre.
Klan News