Për çështjen e marrjes në pyetje të të miturës, e cila është shoqëruar në polici pa psikolog, gazetarja e “Stop” shkoi tek Komisariati i Fieri, ku takoi psikologen. Por kjo e fundit gënjen, duke thënë, se vajza e vogël është intervistuar tek dhoma e fëmijëve në katin e parë.
Gazetarja: Rasti i të miturës 12-vjeçare është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shpërndarë foto nudo të një 17-vjeçareje. Punonjësit e policisë më kanë thënë që kanë qenë civilë, pa uniformë. Më kanë thënë që psikologu nuk ka qenë i pranishëm. Pyetësori, ku është marrë në ambientin e komisariatit apo në zyra të veçanta për fëmijët. Kanë ardhur këtu?
Psikologia: Po sigurisht që kanë ardhur këtu.
Gazetarja: Ku ta kanë marrë intervistimin?
Vajza: Në një zyrë.
Gazetarja: Kjo këtu?
Vajza: Jo!
Gazetarja i bie derës.
Gazetarja: Pse më thatë që është intervistuar këtu se e kam të xhiruar.
Psikologia: Po s’të thashë që është intervistuar këtu.
Gazetarja: Ti më the.
Psikologia: Jo nuk thashë unë. Është intervistuar këtu në drejtori, por jo në zyrën time.
Por a mund të intervistohet një fëmijë në drejtori njësoj si ata që bëjnë vrasje? Zyra e katit të parë nuk përdoren për intervistimin e fëmijëve, por te seksioni i krimeve të rënda.
Gazetarja: Zoti Mehmeti keni shkelur procedurën!
Adriatik Mehmeti: Po dakord.
Brunilda Laboviti, psikologe, shprehet, se është e tmerrshme që e mitura është shoqëruar në ato ambiente, ku është pyetur nga persona pa përvojën specifike.
“Duhet të ishte në prezencë edhe psikologia. Duhet që të mos bëhet ekspozimi i fëmijës. Shoqërimi në këtë rast ka qenë i papërshtatshëm”, tha ajo.
Ndërsa avokat Arben Llangozi, shpjegon, se janë shkelur disa nene në këtë rast. Bashkë me nënën e 12-vjeçares, “Stop” i bën një shkresë SHÇBA-së, ku OPGJ, Vasil Kalluci, shprehet, se do të merren masa për ata, që kanë shkelur procedurën.
Opgj Vasil Kalluci: Po!
Të kam nisur një shkresë, kam evidentuar që është shkelur procedura sa i përket intervistimit të një 12-vjeçareje.
Opgj Vasil Kalluci: Ne e kemi marrë dje, e kemi regjistruar dhe do të sqarohet me përgjegjësi! Do kthehet përgjigje zyrtare, pa merak! Mos ki merak fare, me shumë seriozitet do të sqarohet. Kush ka shkelur procedurën, do të mbajë përgjegjësi ligjore!/tvklan.al