Komisionerja e re për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos e ka nisur turin ballkanik nga Podgorica për të siguruar anëtarësimin sa më të shpejtë të Malit të Zi në familjen evropiane. Në fillim, ajo takoi presidentin Milatovic e më pas kryeministrin Spajic të cilëve ju kërkoi bashkëpunimin, për hir të zbatimit të reformave të integrimit.

“Ju keni një mundësi reale që të përshpejtoni rrugën e anëtarësimit të plotë brenda vitit 2029 kur mbaron edhe mandati i këtij komisioni evropian. Të gjitha institucionet, mazhoranca dhe opozita duhet të ruajnë frymën e konsesusit per realizimin e reformave. Kjo kërkon përfshirjen e partive opozitare sa më shumë në këtë proces”, tha Kos.

Miljoko Spajic: Ne do të punojmë me ritëm të shpejtë për të realizuar reformat e integrimit për të qenë gati për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian në vitin 2026. Janë 25 kapituj që kemi mbyllur per te arritur qellimin final. Jam gati të bashkëpunoj me opozitën që ajo të heqë dorë nga bojkoti i parlamentit. Madje unë kam ftuar në takim edhe protestuesit për të kuptuar kërkesat e tyre.

Pas Malit të Zi do të jetë radha e Shqipërisë në turin e zonjës Kos në shtetet ballkanike, vend të cilin e ka cilësuar së fundmi si shtet pararojë në procesin e integrimit evropian.

Klan News