Kim Kardashian ka rrëfyer në episodin e 9-të sezonit 5 të “The Kardashians” se si theu gishtat e dorës teksa mbyllte derën e tualetit. Sipas saj, dhimbja që ndjeu ishte më e fortë se ato gjatë lindjes së fëmijëve.

Duke kujtuar momentin tronditës, themeluesja e “Skims” tregoi para kamerave dorën e saj të fashuar.

“M’u duk sikur gishti u shkëput komplet, kisha shumë gjak. U ula në gjunjë dhe kërkova ndihmë. Nuk bërtisja dot, i gjithë trupi ishte në shok. Më e dhimbshme se lindja”, tregoi Kim.

Ajo lëndoi dy gishtat e dorës dhe mjeku i tha se me shumë gjasa thonjtë e saj “nuk do të rriteshin kurrë më”.

Megjithatë, pak më vonë ajo mori lajmin e mirë, dora e saj po shërohej dhe nuk kishte asnjë rrezik serioz.

/tvklan.al