Jemi vetëm në muajin e dytë të këtij viti dhe mëse gati për të eksperimentuar me trendet e reja në stilin e veshjes. Inspirimin mund ta gjeni kudo, që nga sfilatat e deri te rrjetet sociale, njëjtë siç ne kemi bërë me 4 përzgjedhjet tona për këtë artikull…(Që ju të mos lodheni duke bërë shumë kërkime)

Materiale lëkurë, “rrjetat” dhe ngjyrat “pikante”

S’kemi si ta injorojmë të “kuqen e gjakut”, dy copa veshjesh bashkë dhe do jeni mëse elegante.

Një fund i zi dhe “rrjetë” janë kombinimi ideal për darkat e vona! Është balanca perfekte

Vera do vijë e bashkë me të ky stil kaq unik! Fustani “metalik” do jetë zgjedhja për raste speciale

Duhet ta themi njëherë e mirë që veshjeve lëkurë nuk u ikën kurrë moda dhe duken kaq bukur!

/tvklan.al