As këmba e thyer s’mund ta ndalonte Kim Kardashian të merrte pjesë në hapjen e dyqanit të saj të ri në Nju-Jork.
Biznesmenia u fotografua e hipur mbi një motoçikletë ku mund të mbështeste gjurin dhe refuzon të braktisë takat e larta. Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Kim mori vëmendjen e veshur me një kostum të bardhë lëkure me dekolte të theksuar.
Pasi postoi fotot në Instagram, edhe ndjekësit nisën të bënin shaka me faktin që ajo mbante taka edhe me këmbën e thyer. Të tjerë as nuk arrinin ta besonin që kishte zgjedhur takat edhe në një gjendje të tillë.
Incidenti ndodhi javën e shkuar dhe Kim e njoftoi në InstaStory ku postoi këmbën në një çzime të posaçme dhe mbahej pas patericave.
“Me këmbë të thyer për pushime”, shkroi Kim.
Ajo s’i ka bërë ende të ditura rrethanat e incidentit apo sa kohë do të nevojitet për t’u shëruar. Javën e shkuar, ajo postoi disa foto hipur mbi një motoçikletë dhe me taka, ndaj shanset janë që të jetë lënduar gjatë atij momenti./tvklan.al