Kim Kardashian ka shprehur mendimet e saj për partneren e ish-bashkëshortit, Kanye West.
Njerëzit janë treguar kureshtarë për marrëdhënien e saj me Bianca Censori, sidomos edhe për faktin që ish-çifti ka kujdestari të përbashkët të 4 fëmijëve. Bianca është parë shpesh në shoqërinë e tyre, madje edhe me Kim.

Dy vajzat shkuan në një event të organizuar nga Kanye dhe qëndruan pranë njëra-tjetrës duke treguar raportin miqësor mes tyre. Në të vërtetë, mes tyre ka shumë mirëkuptim.

Sipas një burimi pranë saj, Kim ka shumë “dhembshuri” për Bianca-n. Burimi tregoi se çfarë biznesmenia mendon për martesën e re të ish-it:
“Ajo e di më së miri sa kontrollues është Kanye dhe sa e vështirë është të largohesh prej tij pasi të ka shtënë në dorë”, tha burimi duke shtuar se “ajo mund ta përfytyrojë” sesi “vajza e gjorë u tërhoq nga fama dhe stili i jetës që reperi mund të ofrojë”.

Sa i përket veshjeve ekstravagante të Bianca-s që jo pak herë janë kritikuar nga publiku e mediat, burimi tha se janë gjithnjë ideja e Kanye.
“Kim po e ndjek gojëhapur situatën e Kanye dhe Bianca-s dhe nuk i besohet sa e ngjashme është me mënyrën si Kanye sillej me të”, përfundon burimi./tvklan.al