Marvin Çuni do të vazhdojë karrierën në Rusi. Sulmuesi ka mbyllur aventurën me italianët e Frozinones dhe pritet të zyrtarizohet te Rubin Kazan.

Futbollisti shqiptar, ka mbërritur në Rusi, aty ku i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe prite të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes.

Te Rubin Kazan, 23-vjeçari do të gjejë një shqiptar tjetër, si Mirlind Dakun, me të cilin do të ndajë repartin e sulmit.

Çuni realizoi dy gola me fanellën e Frosinone sezonin e kaluar në Serinë A, ndërsa gjeti rrugën e rrjetës në një ndeshje edhe këtë sezon në Serinë B. /tvklan.al