Me fillimin e sezonit turistik veror nisin masat lehtësuese për qarkullimin e mjeteve në akset kryesore që janë dhe destinacione turistike. Policia e Shetit bën me dije se prej të shtunës së 15 Qershorit, fillon zbatimi i kufizimeve të lëvizjes për mjetet e transportit të mallrave gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare.
Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, janë rrugët e qarkut të shkodrës të cilat të çojnë në destinacionet tursitke, si Velipojë, Shirokë, Zogaj, por edhe akset e pikave kufitare Shkodër, Hani i Hotit dhe Muriqan. Kufizime do të kenë akset Shëngjin-Lezhë-Patok si dhe Kryqëzimi Milot-Kukës. Po ashtu do të kenë kufizime akset në rajonin qëndror, Tiranë-Durrës, Tiranë-Gjiri i Lalëzit, Elbasan-Pogradec si dhe të gjitha akset e Durrësit që të çojnë drejt zonave të plazheve.
Mjetet e transportiti të mallrave nuk mund të qarkullojnë gjatë fundjavës për sezonin veror edhe në akset Kavajë, plazhi i Gjeneralit, në Spille, por edhe drejt Lushnjës dhe Fierit. Si dhe akset drejt Semanit dhe plazhet e Poros, ndërkohë që kufizime do kenë edhe akset më në jug të vendit, duke nisur nga aksi Vlorë-Zvërnec, Palasë-Dhërmi-Sarandë, si dhe aksi drejt Butrintit dhe Qafë Botës.
Duke marrë shkas nga turizimi i shtuar, i cili reflekton rritje të mjeteve në qarkullim, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, Policia e Shtetit apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e levizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas. Gjatë sezonit veror për shkak të numrit të lartë të turistëve në akset rrugore qarkullojnë rreth 10 milionë automjete.
Klan News