Të paktën 6 persona kanë humbur jetën nga një sulm me thikë në një qendër tregtare në periferi të plazhit të Sidnei-t. Në mesin e viktimave është edhe autori i cili është qëlluar nga policia pasi nuk kishte mënyrë tjetër për ta ndaluar. Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar të kryejë këtë krim të rëndë.

Mediat e huaja shkruajnë për 7 të plagosur, të cilët janë në spital, në gjendje kritike. Mes tyre dhe një fëmijë, mamaja e të cilit fatkeqësisht ndërroi jetë më herët. Qindra njerëz u evakuuan nga qendra tregtare pas incidentit dhe qytetarëve iu kërkuan të shmangnin zonën për arsye sigurie.

Foto brenda qendrës tregtare

Dëshmitë për ngjarjen janë rrëqethëse.

Njerëzit i nxorrën me nxitim nga qendra tregtare, shihja ekipe pafund të policisë kudo”, tha një qytetar.

“Pashë një grua të shtrirë në tokë, u futa në një dyqan bizhuterish”, tha një tjetër.

Autorin e përshkruajnë si një njeri që “po zbavitej me atë që po bënte”, dhe janë të shokuar me sulmin, pasi sipas tyre këto nuk janë gjëra që ndodhin në një vend si Australia.

Video ku shihet autori me thikë në dorë:

Kryeministri i vendit Anthony Albanese tha përmes një konference për shtyp se ka mbetur pa fjalë me pamjet e krimit makabër. “Akt horror dhune ndaj njerëzve të pafajshëm të cilët thjesht po bënin shopping në fundjavë. Ngushëllimet tona shkojnë për familjarët e viktimave“, deklaroi ai.

/tvklan.al